Siç shkruan Los Angeles Times, Apple është në bisedime me studiot e hollywoodit rreth streamingut të filmave në pajisjet e veta.
Nëse
Apple arrin të merret vesh me studiot, shfrytëzuesit do të kenë
mundësinë të blejnë filmat përmes iTunes dhe pastaj ti shikojnë ata në
cilëndo pajisje të bazuar në iOS, kompjuterë, dhe Apple TV. Apple
shpreson se këtë shërbim do të duhej të mund ta aktivizonte kah fundi i
këtij ose fillimi i vitit të ardhshëm.
Edhe pse askund nuk përmendet iCloud, në artikull thuhet se Apple
planifikon të vendos filmat “në re”, me cilën gjë sipas të gjitha
gjasave synohet lehtësimi i ndarjes së përmbajtjeve në mes të pajisjeve
të ndryshme. Për shkak të kësaj supozohet se iCloud i Apple do të mund
të shërbente si bazë për këtë shërbim. Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment