Lëshohet Ubuntu 11.10

Ubuntu bëri një përditësim të madh gjatë ditës së sotme. Zhvilluesit që qëndrojnë prapa këtij lloji të Linuxit lëshuan versionin 11.10, të quajtur Oneiric Ocelot. Përditësimet sjellin një radhë të gjerë të përmirësimeve, duke përfshirë disa risi mjaft të nevojshme për Unity.
Lëshimet e reja të Ubuntus janë të rregulluara që të dalin çdo gjashtë muaj. Agjenda për versionin 11.10 ishte lajmëruar në mars, pak kohë pasi që u lëshua versioni 11.04. Themeluesi i Ubuntus, Mark Shuttleworth, e zgjodhi emrin Oneiric Ocelot për ta pasqyruar  qarkun e dyfishtë për ditët e ëndërruara dhe diciplinën.
Lëshimi i versionit 11.04 ishte një ngjarje me rëndësi pasi përfshiu disa ndryshime mjaft të mëdha në përvojën me Ubuntu. Unity nxorim potencial të madh, por pësoi një rënie pak kohë pasi që kishte disa fusha të dobëta. Gjatë gjashtë muajve të kaluar, zhvilluesit kanë qenë duke punuar mjaft shumë për t’i mbyllur hapësirat në këtë shell.
Si rezultat i punës së zhvilluesve, Unity është më i fuqishëm  në Ubuntu 11.10. Mbështetja e fortë për një punë si tërheqja 2D për shellin është një hap mjaft i rëndësishëm, duke siguruar që përdoruesit ende mund ta përjetojnë përvojën në Unity ehde nëse hardueri i tyre për grafikë nuk i mbështet kompozimet.
Burimi: PCworld