Kohëve të fundit, Google është duke punuar shumë që t’i
rifreskojë një numër të madh të shërbimeve dhe aplikacioneve të saj, dhe
në mesin e tyre do të jetë edhe shërbimi i famshëm i emailit, Gmail.
Gmail’i
i ri për momentin është në temën e quajtur “Preview”, mirëpo me
dizajnin e ri të këtij shërbimi do të vijnë edhe funksione të reja, të
cilat përfshijnë: shiritin e ri të veprimit, i cili përdor ikona në vend
të tekstit, të cilin Google e ka përdorur në të kaluarën.
Në anën tjetër, seksioni i bisedave i quajtur “Conversation”
gjithashtu do t’i ndënshtrohet një ri-modelimi, pasi që i njëjti do të
pasurohet edhe me fotografi afër kontakteve.
Për më shumë, në mesin e funksioneve të reja që do të vijnë me
ndërfaqen e re të Gmail, do të jenë edhe dhjetëra tema dhe motive për
shërbimin, të cilat do të ofrohen në kualitet High-Definition.
Versioni i ri i Gmail pritet të arrijë së shpejti, ndërsa deri
atëherë ne do të ju njoftojmë për çdo risi që lidhet me këtë shërbim.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment