Microsoft planifikon të përfshij në Windows Phone përkrahjen për
teknologjitë më të reja, të cilat tek platformat konkurrente janë të
pranishme për ca kohë tani.
E para në radhë është
teknologjia NFC për komunikimin pa tela në distanca të shkurtra, e cila
mund të përdoret për pagesat mobile. Gjithashtu, është paralajmëruar
edhe se në të ardhmen në SO do të përfshihet edhe përkrahja për punën në
rrjetat LTE të gjeneratës së re. Duke iu falënderuar arkitekturës së
re, prodhuesit e celularëve do të kenë mundësinë të shtojnë përkrahjen
për harduerin (driverët) “sipas dëshirës”, e kjo do të ketë rezultat
edhe me ofertën më të madhe të pajisjeve.
Është publikuar se Nokias javës që vjen do të demonstroj së paku një
pajisje Windows Phone me “harduer dhe softuer të diferencuar”.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment