Kompanitë ARM dhe TSMC kanë lajmëruar për prodhimin e suksesshëm
të procesorëve 20-nanometërsh. Bëhet fjalë për procesorin
disa-bërthamësh ARM Cortex-A15 MPCore, i cili pritet të përdoret në
versionet e ardhshme të telefonave të mençur, tabletëve, pajisjeve të
rrjetës dhe pajisjet tjera.Procesori është i dizajnuar me
ndihmën e platformës Open Innovation (OIP) të TSMC-së , ndërsa ARM është
ende duke punuar në optimizimin e arkitekturës për të thjeshtësuar
prodhimin dhe për të nxjerrë performancat maksimale në procesion
prodhues prej 20-nanometrave. Çipat e përmendur Cortex A15 të ARM-së do
të duhej të kenë performancat dy herë më të larta në krahasim me
gjeneratat e mëparshme dhe mekanizmat më të avancuar të kursimit të
energjisë. Për momentin nuk ka informata se kur do të filloj prodhimi
masiv i përdorimi i këtyre procesorëve në pajisjet komerciale.
Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment