CEO i Research In Motion (RIM) paraqiti sistemin e ri operativ i
cili do të përdoret nga tabletët dhe telefonat e mençur të kompanisë.
Sistemi
operativ i quajtur BBX do të duhej të kombinoj vetitë më të mira të
BlackBerry OS-it dhe platformës QNX që përdoret nga tableti i kompanisë -
PlayBook. Përfaqësuesit e RIM-it në veçanti kanë theksuar nën-sistemin e
përditësuar për lojëra dhe ndërfaqen për shfrytëzues të zhvilluar nga
ana e kompanisë The Astronishing Tribe, respektivisht TAT. Gjithashtu
ceket edhe se procesi i bartjes së lojërave dhe aplikacioneve në
platformën e tyre do të duhej të ishte i thjeshtë duke pasur parasysh se
janë përdorur veglat që janë të bazuara në standardet softuerike. BBX
gjithashtu pritet të punoj edhe me HTML5, i cili sipas fjalëve të
përfaqësuesve të kompanisë është një urë në mes të platformës së re dhe
sistemeve operative BlackBerry.
Në orvatje për të tërhequr sa më shumë zhvillues përfaqësuesit e RIM kanë cekur se shitorja e tyre e aplikacioneve App World është e dyta për nga vjelja e profiteve, respektivisht se është para Androidit. Gjithashtu ceket se gati 13% e zhvilluesve të aplikacioneve për BlackBerry kanë arritur qarkullimin më të madh se 100,000 dollarë, ndërsa që vetëm 1% e zhvilluesve të aplikacioneve për iOS kanë pasur qarkullimin më të madh se 1,000 dollarë.
Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment