Bota pati rastin që të shoh disa nga
pamjet e para të Windows 8 në konferencën D9 që u mbajt në maj. Tani
Microsoft është gati për të ofruar edhe më shumë informacione dhe atë më
të plota në lidhje me versionin e ardhshëm të sistemit të saj operativ.
Microsoft veçse ka treguar paksa në lidhje me rrugëtimin e saj
gjatë konferencën D9 në maj, kur shpalosi pamjet e reja të Windows, që
shfaqin një pamje më ndryshe të desktopit dhe të ngjashme më shumë me
Windows Phone, sesa me pamjet tradicionale siç jemi mësuar t’i shohim.
Veçori tjera të shpalosura në atë kohë përfshinin edhe një dyqan
aplikacionesh dhe përkrahje për aplikacione të shkruara në HTML dhe
Javascript.
Kompania gjithashtu pati theksuar se dëshiron që sistemi i saj
operativ të jetë aq i fuqishëm sikurse në një desktop ashtu edhe në një
tablet 8 inçësh, që dëshiron të lidhet me ekrane të mëdha.
Gjatë ditëve të fundit, kompania ka ofruar paksa më shumë detaje në
lidhje me Windows 8, duke theksuar shpejtësi më të madhe në start si dhe
një lëvizje më substanciale në aspektin e pamjes së desktopit. Në të
kaluarën një detaj interesant ka qenë përkrahja e
procesorëve Intel nga
ana e Windows, dhe në një formë mbështetja edhe për procesorët AMD, por
tani gjërat do të ndryshojnë me Windows 8, sepse përveç këtyre dyve, do
të ketë përkrahje edhe për procesorë ARM nga Texas Instruments, për
procesorët Qualcomm dhe për procesorët Nvidia.
Gjatë javës së ardhshme do të jetë interesant të shihet edhe progresi
i arritur nga Microsoft në lidhje me vendosjen e Windows në ARM. Gjatë
konferencës në Anaheim gjatë javës së ardhshme pritet që Microsoft të
sjellë kodin e Windows në duar të zhvilluesve, por ende nuk dihet a do
të jetë fjala për zhvilluesit e ARM dhe Intel, apo vetëm për njërin prej
tyre. Konferenca do të ofrojë edhe mundësin e pamjeve të para në lidhje
me krijimin e aplikacioneve natyrale për Windows 8.
Pjesëmarrësit e konferencës mezi po presin se çfarë hardueri do të
ofrojë Microsoft pë ta, sepse në të kaluarën Microsoft pati ofruar
laptop të Acer me një version të hershëm të Windows 7, e prijtet janë të
larta se do të ofrohen tablet me Windows 8.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment