Pirate Party lëshon “Facebook”-un e filmave

Duke u mbështetur në fushatën “Vendosja e lidhjeve nuk është një krim”, grupi çek Pirate Party ka nisur një projekt tjetër për shpërndarje të skedarëve. Projekti, i përshkruar si “Facebook” për filma, është faqja e katërt e lëshuar nga piratët në më pak se dy muaj. Së bashku me të vjen një ftesë e hapur për ta strehuar në shtetin çek “The Pirate Bay-in”.
Në mbështetje të fushatës së lartpërmendur, në fund të korrikut, Pirate Party lëshoi jo një por dy portale për shkarkim të filmave. Faqet, që ofrojnë lidhje por nuk vendosin ndonjë material në mënyrë të jashtëligjshme, ishin lëshuar për të kundërshtuar gjendjen e një studenti të shkollës së mesme që ishte ballafaquar me 5 milionë euro dëmshpërblim për vendosjen e lidhjeve të punëve intelektuale në mënyrë të jashtligjshme.
16 vjeçari  nga Liberec ishte akuzuar nga Unioni Çek Kundër Piraterisë për publikimin e lidhjeve të materialeve në mënyrë të jashtligjshme në uebfaqen e tij, veprime këto të cilat kanë shkaktuar humbje të më shumë se 5 milionë eurove.
Burimi: PCworld