Kompania Twitter njofton se numri i përdoruesve që kanë një adresë në këtë rrjet social ka arritur në 100 milionë persona.
Lajmi
është konfirmuar nga vetë drejtori ekzekutiv i Twitter, Dick Costolo, i
cili tha se janë të paktën 100 adresa aktive, nga të cilat të paktën
gjysma e tyre e përdor çdo ditë atë për të komunikuar. Sipas të njëjtave
statistika, rezulton se 55% e përdoruesve, hyjnë në Twitter përmes
celularit, ndërsa 40% e mbajnë hapur atë, por janë pasiv në komunikim.
Pas rrjetit social Facebook që mban vendin e parë për nga numri i
përdoruesve, Twitter radhitet në vendin e dytë. Mbetet për tu parë
rrjeti social Google +, i cili ka dalë së fundmi në treg.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment