Miliona përdorues e kanë patur të pamundur të kenë akses në
shërbimet online të Mikrosoftit, për shkak të një difekti në serverat
qëndrore.
Lajmi është konfirmuar nga vetë kompania, e cila ka
njoftuar se ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që mund të kenë sjellë
me këtë “dështim”. Si rezultat i këtij defekti posta elektronike
Hotmail, Office 365 dhe Skydrive ishin disa nga shërbimet të cilat nuk
mundësonin akses.
Ky sistem i Mikrosoftit, qëndroi jashtë shërbimit për të paktën 2 orë e 30 minuta.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment