Për një kohë të gjatë është folur se Amazon do ta prodhojë
tabletin e saj të parë në Android, ndërsa tani thuhet se dita e lansimit
të këtij tableti është afruar dhe se ajo do të jetë data 28 shtator.
Për
ta konfirmuar këtë, Amazon ka bërë thirrje për një konferencë për media
e cila do të ndodhë gjatë javës së ardhshme, ku do ta lansojë Amazon
Tablet, edhe pse bëhet e ditur se ky nuk do të jetë emri zyrtar i këtij
tableti.
Për më tepër, para disa ditësh është thënë se Amazon është duke e
promovuar edhe dyqanin e saj virtual të aplikacioneve, Amazon Appstore,
me qëllim të tërheqjes së përdoruesve.
Për tu përgatitur për lansimin e tabletit të saj, kompania prodhuese
së fundmi ka regjistruar domenin AmazonBoomerang.com, ndërsa kjo mund të
nënkuptojë që tableti i Amazon do të quhet Boomerang.
Thashethemet të cilat lidhen me çmimin e tabletit, thonë se i njëjti
do të kushtojë diku rreth 250 dollarë, ndërsa javën e ardhshme pritet të
merren vesh të gjitha. Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment