Përdoruesit “urrejnë” pamjen e re të Facebook

Ndryshimet e fundit në faqen e rrjetit social Facebook, me sa duket nuk u kanë pëlqyer përdoruesve të saj. Madje, disa prej tyre thonë se e urrejnë pamjen e re.
Lidhur me këtë, tani janë paraqitur edhe statistika zyrtare të cilët shfaqin mospëlqimin e përdoruesve të Facebook për ndryshimet e shpeshta.
Një pyetësor i realizuar nga Poll Position konfirmon se përdoruesit e Facebook të cilët nuk e pëlqejnë dizajnin e ri të faqes janë pesë herë më shumë, sesa ata që nuk brengosen për këtë.
Për ta zgjidhur këtë dilemë, Poll Position i ka intervistuar më shumë se 492 përdorues të rrjetit social, dhe ka gjetur se:
  1. 44 për qind e përdoruesve nuk e pëlqejnë dizajnin e ri dhe funksionalitetin e ndryshimeve të bëra në faqe
  2. 9 për qind e tyre i pëlqejnë ndryshimet dhe dizajnin e ri në faqe
  3. 25 për qind e tyre nuk i kanë vërejtur ndryshimet
  4. 23 për qind e tyre kanë thënë
Ky pyetësor ka pasur një margjinë të vogël të gabimit, e cila nuk e tejkalon shifrën prej 4 për qind, mirëpo duke marrë parasysh numrin e madh të përdoruesve të Facebook afro 800 milionë, dhe mostrën e anketës, ia vlen të mendohet edhe një herë për rezultatet e Poll Position.
Burimi: Telegrafi