Duke e marrë parasysh që Federata nuk
përdor para, duket e përshtatshme që, më vonë gjatë këtij viti, Star
Trek Online është duke dalur falas.
Sipas Gamasutra,
ky është drejtimi sipas të cilit do të veprojë Cryptic Studios, pasi që
ndërmarrja e tyre bashkëpunuese nga Kina, Perfect World, shtyn në
lëvizje lojën fantastiko shkencore online që luhet me shumë lojtarë për
të dalë falas si Rusty Hearts dhe Blacklight: Retribution.
Kelvin Lau shpjegoi në lajmërimin për
përfitimet e ndërmarjes gjatë çerekut të dytë të vitit 2011 që mostra
falas për të luajtur tani është duke u prodhuar dhe loja do të
përditësohet përpara se të mbarojë ky vit.
“Kur Perfect World mori Cryptic, njëri nga
kontributet tona ishte shpërndarja e përvojës tonë falas-për-të-luajtur
me Cryptic,” shpjegoi ai.
“Cryptic është duke punuar në mostrën
falas-për-të-luajtur për Star Trek Online”, vazhdoi ai. “Kjo do të
lëshohet në fund të këtij viti gjithashtu. Kështu që unë mendoj me
mostrën falas-për-të-luajtur, ne kemi potencial më të madh në Shtetet e
Bashkuara.
0 comments:
Post a Comment