Acer Aspire S3 i ngjashëm me MacBook Air

Acer ka paraqitur Aspire S3, që është një ultrabook që do të fillojë të qarkullojë gjatë këtij muaji dhe kushton nga 799 euro (1,134 dollarë), tha ndërmarrja gjatë një dreke në shfaqjen e elektronikës konsumuese
Rritja e numrit të llaptopëve ultrabook – që synon për performancë të lartë në një mënyrë të ngjashme me MacBook Air të Apple – është rezultat i dëshirës së Intel për të ndihmuar rivitalizimin e tregut të dëmtuar të kompjuterëve personalë.
Ne gjithmonë sfidojmë njëri-tjetrin, tha Campbell Kan, i cili e ka detyrën e veprimeve të përgjithshme për PC në Acer.
Kontributi i Acer në këtë lëvizje është Asipire S3, që ka një paraqitja 13.3 inçë HD LED, që është bërë normë në ultrabookë. Përdoruesit mund të zgjedhin në mes të hard disqeve tradicionalë ose disqet solid-state.
Aspire S3 përkrahet nga gjenerata e dytë e procesorëve me bërthamë me tension të ulët nga Intel. Sipas Acer, konsumatorët do të jenë në gjendje që të zgjedhin në mes të Core i3, i5 dhe i7.
Acer ka bërë përpjekje
për të përmirësuar kohën e fillimit kur të zgjohet kompjuteri nga forma e tij e gjumit, e po ashtu edhe për të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë. Pajisja duhet të ndizet dhe të funksionojë në më pak se 2 sekonda dhe kur të jetë në gjumë të thellë, bateria duhet të qëndrojë e gatshme deri në 50 ditë.
Përdoruesit duhet gjithashtu të jenë në gjendje që ta vendosin Aspire S3 në prehërit e tyre pa i djegur kofshët e tyre, sepse Acer ka larguar komponentet e nxehta nga pjesa e poshtme dhe nga pjesa ku zakonisht vendosen duart.
Një pjesë e rëndësishme e ndonjë ultrabooku është madhësia dhe masa. Aspire ka masë 1.3 kilogramë dhe pjesën më të trashë e ka 17 milimetra. Këta numra duhet të trokasin në dyert e përdoruesve të pajisjes MacBook Air, ku në disa modele gjendet një paraqitje 13.3 inçë, me trashësinë më të madhe vetëm 17 milimetra dhe ka masën 1.35 kilogramë.