Sipas Wall Street Journal,
Samsung vitin e ardhshëm sistemin e tij operativ Bada do ta bëjë me
kodë të hapur. Samsung tash më një kohë të gjatë ka deklaruar se nuk
planifikon të blej sistem operativ mobil, pasi dolën spekulimet se ka
mundësi Samsung të blejë sistemin operativ të kompanisë HP, WebOS.
Arsyeja për këtë lëvizje nga Samsung që të lirojë kodin e Bada-s,
është pëshkak lëvizjes së Google-s për ta blerë Motorola Mobile, dhe me
të duke i dhënë përparsi Motorola-s në përdorimin e Android. Kjo lëvizje
nga Samsung do të kontribojë që të zvoglohet numri i paisjeve personale
të cilët përdorin Android, dhe me këtë kjo kompani mos të jetë aq i
varur nga ky sistem operativ.
Suksesi i Android është përshkak se është i lirë për përdorim, duke
iu përshtatur nevojave të
prodhuesve të ndryshë, dhe zhvilluesit janë më
të lirë që të krijojnë një numër të madh aplikacionesh. Samsung
shpreson që nëse ndiq hapat e Google-s, do të ketë sukses që ti tërheq
zhvilluesit të krijojnë aplikacione për këtë sistem operativ, dhe me të
të fiton më shum përdorues. Momentalisht egzistojnë vetëm 3.000
aplikacione për Bada, derisa për Android dhe iOS egzistojnë më shumë se 1.000.000 aplikacione.Burimi: ITshqip
0 comments:
Post a Comment