Me hapjen zyrtare të rrjetit të ri social Google +, konkurreca ka filluar të ndihet menjëherë.
Kjo
është vërtetuar gjatë konferencës vjetorë F8, ku themeluesi i Facebook,
Mark Zuckerberg prezantoi dizenjon e re te Facebook, i cili do të
aplikohet së shpejti. Bëhet fjalë për integrimin e muzikës, fotografive
si dhe videove në rrjetin social.
Tashmë përdoruesit mund të shkëmbejnë edhe muzikën e videot e tyre më
lehtë, kjo për shkak të bashkëpunimit me Spotify dhe Netflix.
Gjithashtu Zuckerberg njoftoi planin e ri të Facebook, i cili do të
synojë komunikim edhe më interaktiv dhe sa më real të këtij rrjeti.
Sipas tij, qëllimi është që Facebook të vihet në dispozicion të
klientëve të saj në të gjithë botën.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment