Sërish një iPhone i humbur në një lokal

Mos përzieni teknologjinë dhe alkoolin – së paku nëse punoni për Apple. Raporte të reja që janë paraqitur në internet theksojnë se një iPhone prototip është lënë prapa në një lokal në San Francisco nga një punonjës i Apple, ngjashëm sikurse që ndodhi me një prototip të iPhone 4 që u humb nga një punëtorë tjetër që po pinte në një lokal.
Sipas CNet, celulari ka humbur në fund të korrikut në një bar, ndërsa sigurimi i Apple ka qenë duke u munduar ta gjejë pajisjen qysh prej asaj kohe. Ata madje kanë kërkuar të ndjekin celularin edhe në mënyrë elektronike tek një person rreth të 20’ave. Pasi u pajtua djaloshi se kishte qenë në lokal në natën kur humbi telefoni, ai hodhi poshtë mundësitë e të pasurit në pronësi telefonin në fjalë. Ai më pas vullnetarisht lejoji policinë të bastisë apartamentin e tij edhe pse  pas kësaj Apple ofroi një shumë parash për të kërkuar prototipin. Megjithatë asgjë nuk ndodhi dhe Apple u kthye duarthatë.
E ku është telefoni tani? Duket se është në duart e një personi që merret me shitje e blerje të produkteve në SHBA. Dikush mesa duket e ka blerë për 200 dollarë në Craigslits, dhe deri tani nuk dihet se ku është blerësi i ri. 
Në anën tjetër Apple është ende në ndjekje të pajisjes së humbur dhe bota është duke u menduar ende sesi do të duket dizajni dhe specifikat e këtij celulari të ardhshëm.