Shfletuesi Google Chrome ka nisur të funksionojë për përdoruesit e saj tri vjet më parë, ndërsa kompania Google në ditarin e saj e ka shënuar këtë ditë me një info-grafikë interaktive dhe një listë të përmirësimeve në produktin e saj, të cilat janë realizuar kohëve të fundit.
Me sa duket, Google ka shumë më tepër arsye për të festuar ditëlindjen e saj.
Shfletuesi i saj tashmë ka një rritje të pjesëmarrjes së saj në tregun global me 15 për qind, e në disa tregje si Britania e Madhe, ajo e ka tejkaluar rivalin Firefox, për tu bërë shfletuesi i dytë më i popullarizuar, pas IE të Microsoft.
Çfarë mendoni, cili ka qenë kontributi më i rëndësishëm i shfletuesit Chrome në tregun e shfletuesve në këto tri vite të ekzistencës së tij?
0 comments:
Post a Comment