Samsung Electronics sapo ka lajmëruar brendin e ri të vet të disqeve SSD (Solid State Drive) të dizajnuar për konsumatorëve për llaptop dhe desktop. Samsung SSD 830 do të jetë gati në tetor të këtij viti. Për lexuesit që tani nuk dinë për SSD-të, këta lloj disqe përdorin flash memorie (ngjashëm me flash disqet USB) për ruajtje të të dhënave në vend të radhëve të thurura në hard disqe të përshtatshëm. Rezutati përfundimtar ofron funksionim më të shpejtë, shpenzim më të vogël të energjisë, zvogëlim të nxehtësisë së liruar dhe besueshmëri të përmirësuar pa rrezik të prishjes së disqeve.
Këta Samsung SSD të ri ofrojnë veçorinë e ndërfaqes me shpejtësi të lartë Serial ATA Revision 3.0, që dyfishon bandwidthin e të dhënave të produkteve paraprake SSD të Samsung, që ishin seritë e disqeve SSD 470. Veçoria e re e disqeve 830 duhet të ofrojë funksionim dukshëm të përmirësuar, duke i bërë këta SSD si një mundësi ideale për përdoruesit e tanishëm të notebookëve të cilët nuk duan të blejnë një kompjuter të ri.
Seria e Samsung SSD 830 ka një pamje të jashtme të veçantë me një mbyllje metalikisht të krehur dhe një theksim të portokalltë në këndin që identifikon disqet si Samsung. Samsung pohon të jetë prodhuesi i vetëm i SSD-ve që për momentin prodhon të gjitha komponentet “in-house”, duke ia mundësuar ndërmarrjes mbrojtjen e të drejtave strikte përgjatë besuemërisë së lartë për harduerin dhe softuerin. SSD-të e Samsung vijnë me softuerin Samsung Magician që mjaft mirë rregullon SSD-të për të funksionuar mjaft mirë.
Seria e Samsung SSD 830 do të jetë gati me ngarkesat 64GB, 128GB, 256GB dhe 512GB. Hollësitë e mëtutjshme do të ofrohen në lëshimin zyrtar, që është planifikuar të bëhet gjatë muajit tetor.
Burimi: PCworld


0 comments:
Post a Comment