4.7 milion anëtarë të LinkedIn janë të punësuar në biznese të vogla


Në ditët e sotme të zhvillimit të tregut ka më shumë rrugë në gjendjen e një pune sesa marrja e një diplome dhe kryerja e një praktike në një kompani të madhe.


Siç shihet në një grafikë informative (infographic) të ndërlidhur me tregun e Shteteve të Bashkaura të Amerikës, një numër mjaft i madh i njerëzve në LinkedIn janë veteran të shërbimeve ushtarake apo të diplomuar.
Për grupin e parë (veteranët e ushtrisë), operativa dhe teknologjia informative kanë qenë fushat më të përshtatshme për të punuar, kurse komuniteti i diplomuar ka gjetur vetën në biznes aop në shkenca kompjuterike.
Të dhënat e postuara tregojnë edhe mundësitë jashtë bizneseve të mëdha. Rreth 4.7 milion anëtarë të LinkedIn (prej 100 milion sa ka rrjeti) janë të punësuar vetëm në biznese të vogla. Është e paqartë se sa prej tyre janë të ri në pozitën e tyre, por shumë anëtarë të LinkedIn kanë ecur tutje. Sipas kompanisë, ka pasur rreth 7.4 milion ndryshime vende pune qysh prej vitit 2009.
Ndërsa në Kosovë e Shqipëri shfrytëzimi i Linkedin ka
filluar të përjetojë një rritje të madhe gjatë viteve të fundit, e veçanërisht është duke u shfrytëzuar nga specialistët e Burimeve Njerëzore të cilët në raste të caktuara po arrijnë të gjejnë personin e duhur për ta brenda tij, megjithatë të rralla janë rastet kur një kompani poston konkurs pune brenda kornizave të LinkedIn. Si mendoni, a duhet të ndryshojë kjo edhe tek ne?

Burimi: PCworld