Samsung dhe Apple janë në mes të rreth 20 rasteve të ndryshme
gjyqësore, me pohimin e njërës kompani dhe tjerës, të cilat thonë se i
janë shkelur patentat e tyre.
Ndërsa, Apple pritet të lansojë
së shpejti modelin e saj të ri të telefonit, iPhone 5, , kohët e fundit
është dëgjuar se Samsung po kërkon të ndalojë shitjen e këtij modeli të
ri të telefonit të Apple në tregun e Koresë.
Megjithatë, sipas njoftimit të fundit thuhet se Korea nuk do të
jetë vendi i vetëm në të cilin Samsung po synon ta ndalojë shitjen e
iPhone.
Sipas raporteve të fundit të publikuara në internet, thuhet se
Samsung është duke punuar shumë që ta ndalojë shitjen e iPhone në tërë
Evropën.
Besohet se Samsung po i ndërmerr këto veprime pasi që Apple ka
arritur të ndalojë shitjen e tabletit të saj, Samsung Galaxy Tab 10.1,
në Gjermani dhe në disa shtete tjera në të cilat besohej se shitja e
këtij tableti do të kishte sukses.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment