Google Wallet “hapet” sot

Google e kishte paralajmëruar shërbimin e saj të ri Google Wallet gjatë muajit maj të këtij viti, ndërsa tani është thënë se gjiganti i kërkimeve në internet është bërë gati që ta lansojë këtë shërbim. Sipas të gjitha gjasave, shërbimi i ri i pagesave, Google Wallet do të lansohet sot, më 19 shtator 2011. Në dokumentet e rrjedhura në internet, shihet se Google e ka planifikuar lansimin e shërbimit të saj të pagesave në telefonin e saj të mençur Nexus S, i cili shitet përmes operatori Sprint. Ndërsa pritet lansimi i modelit Google Nexus Prime, Google Wallet do të funksionojë vetëm përmes modelit Nexus S, mirëpo një gjë e tillë nuk do të zgjasë edhe shumë pas lansimit të telefonit të ri të mençur nga Google.
Burimi: Telegrafi