Zbritja e çmimit të Nintendo 3DS më 12
gusht, nga 250 në 170 dollarë ka ndikuar që kjo pajisje jo vetëm të
bëhet loja e dytë më e shitur në Shtete të Bashkuara gjatë muajit të
kaluar me 230,000 njësi të shitura; 185,000 të këtyre pajisjeve ishin
shitur pas rënies së çmimit, që është 260% më tepër sesa në korrik,
thotë Grupi NPD.
Duke u kombinuar me 830,000 shitjet para uljes
së çmimit, kjo i bie që në Shtetet e Bashkuara janë shitur 1.06 milion
3DS që nga lëshimi.
Natyrisht, këta numra nuk kanë të bëjnë me
popullaritetin e pajisjes me uljen e çmimit në Japoni, ku, sipas
Gamasutra, ishin shitur 196,077 njësi vetëm në javën e parë. Tani 3DS
është konzolla më e shitur në Japoni, duke e kaluar kështu Sony
Playstation 3 – me mbi 1.7 milionë 3DS të shitur, në krahasim me 852,514
PS3 deri tani.
Me lëshimin e Star Fox 64 3D dhe “Flame Red” 3DS që dalin sot në shitje, shitjet edhe mund të shënojnë rritje.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment