Titulli më i fundit fantastiko-shkencor i
Square Enix ka arritur të shes dy milion kopje deri tani, ndërsa për
muajin e ardhshëm është duke pritur debutimin në Japoni ku pritet të
korr suksesin e radhës.
Deus Ex-Human Revolution pasqyron një tregim të së ardhmes, por
në anën tjetër prezanton në nivele të shumta aksion të pafund. Gjatë
ditës së djeshme, grupi hulumtues i tregut NPD Group ka deklaruar se
Deus Ex-Human Revolution është titulli më i shitur i muajit gusht në
SHBA, ndërsa sot vet prodhuesi i kësaj loje ka bërë të ditur se titulli i
fundit i Deus Ex ka shitur 2 milion kopje anembanë botës.
Deri tani kanë kaluar dy javë prej se titulli ka dalë në treg në
Amerikën Veriore, Evropë dhe territore tjera PAL. Dërgesa tjera në treg
pritet të ndodhin në vazhdim, gjersa pritet debutimi në Japoni gjatë
muajit të ardhshëm.
Për zhvilluesin e Human Revolution, Eidos Montreal, shpirti origjinal
i Deus Ex ka mbetur sërish e pranishme në këtë titull, duke iu
mundësuar lojtarëve që të zgjedhin qasjen e tyre për secilin nivel. Në
varësi të përgjigjeve që lojtarët zgjedhin, ata mund të shkojnë në
secilën pjesë të lojës me një fokusim në betejë, shëndet apo edhe
bashkëveprime shoqërore.
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment