Deri më sot, është folur shumë për modelin e ri të telefonit të
mençur të Motorola’s, përkatësisht modelin Droid Bionic, pajisje kjo e
cila ishte paralajmëruar gjatë muajit janar në panairin e CES.
Më
pas, për shkak të disa vonesave lansimi i Droid Bionic ishte shtyrë,
mirëpo gjatë ditës së sotme, operatori mobil amerikan Verizon dhe
Motorola kanë njoftuar se Motorola Droid Bionic do të fillojë të shitet
në SHBA, që nga dita e nesërme.
Të gjithë ata që kanë harruar karakteristikat e këtij modeli, duhet
të thuhet se Droid Bionic posedon procesorin me dy-bërthama me kapacitet
prej 1GHz, sistemin operativ Android 2.3.4 Gingerbread, 1GB RAM dhe dy
kamera.
Përveç tjerash, Motorola Droid Bionic posedon kamerën e pasme me 8MP me LED ndriçues, e cila mund të incizojë HD video në 1080p.Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment