Tableti i ri Android i Lenovo’s, modeli Lenovo ThinkPad tashmë
ka filluar të shitet në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
ndërsa tani duket se i njëjti do të vijë edhe në Evropë.
Në
një njoftim të fundit është thënë se tableti i ri i Lenovo’s, ThinkPad
do të paraqitet fillimisht në tregun evropian nga data 10 shtator, për
të pasuar më pas edhe në shtetet tjera të Evropës.
Edhe pse nuk janë konfirmuar datat për lansimin e këtij tableti edhe
në shtetet tjera të Evropës, karakteristikat e Lenovo ThinkPad janë
mjaft të avancuara, dhe besohet se kjo pajisje do të pritet mirë nga
adhuruesit e pajisjeve që bazohen në Android.
Lenovo ThinkPad vjen me Android 3.1 Honeycomb, ndërsa ka ekran të
ndjeshëm në prekje me 10.1 inç, rezolucion 1280 x 800, dhe procesor me
kapacitet prej 1GHz.Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment