Microsoft publikoi se ka ndalur edhe një botnet tjetër dhe ka
akuzuar shtetasin e çekisë për menaxhimin e rrjetit të kompjuterëve të
infektuar dhe dërgimin e postës së padëshiruar elektronike.
Botneti
i quajtur Kelihos, i cili është i njohur edhe si Waledac 2.0, kishte në
rrjetën e vet rreth 41,000 kompjuter të infektuar në mbarë botën dhe
brenda një dite ishte në gjende të dërgonte deri në 3.8 miliard mesazhe
të postës së padëshiruar. Microsoft ngriti padi kundër Dominique
Alexander Piatt dhe 21 bashkëpunëtorëve të panjohur për shkak të
infektimit të kompjuterëve me softuer malinj dhe krijimin e botnetit
Kelihos i cili përdorej për dërgimin e mesazheve të padëshiruara
elektronike. Në rrjetë kishte edhe kompjuter Mac të cilët ishin të
infektuar me softuerin malinj MacDefender.
Microsoft gjithashtu synon të bashkëpunoj me ofruesit e shërbimeve të
internetit dhe Community Emergency Response Teams (CERT) për të
ndihmuar në pastrimin e softuerit malinj nga kompjuterët e infektuar. Si
pjesë e këtij procesi kompania ka paraqitur versionin e ri të Malicious
Software Removal Tool në të cilin është shtuar definicioni për familjen
e softuerit malinj Win/32 Kelihos.
Ky është tashmë botneti i tretë, pas atyre Waledec dhe Rustock, i
cili është ndalur duke iu falënderuar punës dhe aksioneve juridike të
Microsoftit.Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment