Rrjeti shoqëror Google+ i Google pas hapjes publike siç ishte pritur po shënon popullaritet gjithnjë e më të madh.
Nga
kompania porosisin se këtyre ditëve kanë kaluar shifrën prej 50 milion
shfrytëzuesve, dhe që nga vënia në dispozicion publik javësh që shkoi
për çdo javë në rrjet kyçen rreth dy milion anëtarë të rinj.
Shifrat e cekura paraqesin rritje të shfrytëzuesve prej 4 për qind në
bazë ditore, që bën që ky rrjet të bëhet gjithnjë e më i madh dhe
konkurrenti (i vetmi që është serioz) i Facebookut. Statistikat e
kompanisë Experian Hitwise janë ende mbresëlënëse – sipas të dhënave të
tyre vizitat e shfrytëzuesve në faqeve të Google+ janë rritur për 1269%
gjatë javës së parë pas vënies në dispozicion publik. Facebook
momentalisht ka rreth 800 milion shfrytëzues. Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment