LG ka shtuar edhe një telefon të mençur mobil Android në linjën e
saj të telefonave Optimus, të cilin e ka quajtur LG Optimus Q2.
Ky
model i ri i telefonit të LG ka një tastierë fizike QWERTY, ekran të
ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç dhe teknologji IPS dhe
ndërfaqe LCD.
LG Optimus Q2 do të mbështetet nga versioni i sistemit operativ të
Google, Android 2.3 Gingerbread, ndërsa procesori i këtij modeli është
me dy bërthama dhe ka kapacitet prej 1.2GHz nga NVIDIA Tegra 2.
Karakteristikat tjera të LG Optimus Q2 përfshijnë edhe kamerën e
pasme me 5 mega-piksel, atë frontale VGA e cila përdoret për
video-komunikim, si dhe opsionin WiFi – Direct.
LG Optimus Q2 pritet të dal në shitje së shpejti në tregun evropian,
ndërsa ende nuk ka asnjë detaj lidhur me çmimin e mundshëm të këtij
modeli.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment