Përderisa të gjithë janë në pritje të modelit të ri të telefonit
të mençur të Apple, iPhone 5, në treg janë përhapur disa informacione
të cilat thonë se Apple po përgatit edhe një model tjetër më të lirë të
telefonit, përkatësisht iPhone 4S.
Së fundmi, Engadget ka
zbuluar se operatori mobil amerikan AT&T në inventarin e saj të
brendshëm ka të listuar edhe modelin iPhone 4S, i cili me emrin zyrtar
do të njihet si ‘iPhone 4S White’.
Edhe pse ende nuk ka asnjë detaj tjetër lidhur me këtë model të ri w
iPhone, zhurma për këtë model tanimë është krijuar, dhe të gjithë janë
në pritje të ndonjë informate zyrtare nga Apple.
Në anën tjetër, të gjithë përdoruesit e iPhone 4 janë në pritje të
modelit të ri të këtij telefoni, përkatësisht gjeneratës së pestë të
iPhone, i cili pritet të paraqitet në treg brenda pak ditësh.
Deri atëherë, pritja është përgjigja më e mirë për ata që duan ta blejnë një iPhone 5.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment