Lenovo mund të kalojë Dell


Duke përcjellur një periudhë të rritjes së fuqishme në krahasim me garën, Lenvovo pret, që deri në fund të këtij viti, të bëhet prodhuesi i dytë origjinal më i madh i kompjuterëve personal
Lenovo pret që ta kalojë Dellin për t’u bërë prodhuesi i dytë më i madh në botë i kompjuterëve personalë.
Kryetari i Lenovos, Liu Chuanzhi, komentoi gjatë të enjtes për mediat kineze të lajmeve:
“OEM-i kinez tashmë ka shtyrë Acerin mënjanë për të marrë vendin #2 në shitjet globale të PC-së me 12.2% shpërndarje në treg. Duke ditur që Dell është vetëm 12.9%, kryetari është i bindur që OEM-i kinez do ta mposhtë këtë sepse ndërmarrja është duke parë rritjen më të shpejtë në mesin top pesë OEM-ëve.”
OEM-i [Original Equipment Manufacturer – Prodhuesi Origjinal i Pajisjeve] numër një është HP, me praninë e vet prej 18.1% në treg. Sidoqoftë, e ardhmja e HP-së si prodhues i kompjuterëve personalë mbetet jo e sigurt dhe kjo është duke i bindur konsumatorët që të shikojnë diku tjetër.
Burimi: PCworld