Apple dhe Samsung kanë “luftuar” nëpër botë për patentat e tyre. Ende nuk dihet se cila ndërmarrje do të fitojë në Japoni, Australi dhe madje edhe në Shtetet e Bashkuara, por në Gjermani është marrë një vendim përfundimtar. Sipas vendimit tl gjykatës në Dyzeldorf, Samsung Galaxy Tab 10.1 është ende i përjashtuar në Gjermani.t
Ja marrëveshja: gjykata gjermane vendosi një javë pasi që dëgjoi që nuk mund të ketë arsyetime për ndërmarrjen koreane dhe atë se çfarë e shet tek të gjitha shtetet e tjera evropiane. Kështu, urdhëri ishte hequr pjesërisht, duke përjashtuar vetëm njësinë gjermane të Samsung nga shitja e tabletëve brenda Gjermanisë. SipasBloomberg, qendra e kësaj ndërmarrjeje në Kore ende është duke iu ofruar Galaxy Tab 10.1.
Ky rast ka të bëjë shumë me komunitetin e Apple për dizajnit 0001811607 për iPad. Sipas një gjykate, propozimi i Samsung thjesht nuk ndryshon mjaftueshëm nga iPad dhe ka dizajne të tjera prej të cilave ata do të mund të zgjedhnin. “Gjykata është për mendimin që dizajni minimalist i Apple nuk është zgjidhja e vetme teknike për ta bërë një kompjuter tablet, dizajne të tjera janë të mundshme” tha gjykatësi kryesues Brueckner-Hofmann.
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment