HP ka përditësuar gjatë ditës së sotme
linjën e saj të produkteve “Të-gjitha-në-një” duke sjellë konfigurim të
reja për linjat Omni dhe TouchSmart. Kjo është njëherësh edhe lëvizja e
parë nga HP në drejtim të PC’ve qysh prej se pati deklaruar qëllimet e
saja për të “evoluuar alternativa tragjike” për biznesin e saj të PC’ve.
Linja TouchSmart që më par ka qenë e limituar vetëm në tregun
“high-end” tani prezantohet me modele të reja dhe më të lira për xhepin
e konsumatorit. 20 inçëshi TouchSmart 320 do të shitet për 600 dollarë
kur do të paraqitet në treg në tetor, ndërsa pas tij do të vijnë 21.5
inç TouchSmart 420 për 700 dollarë dhe 23 inç TouchSmart 520 për 900
dollarë.
Të gjitha produktet e reja TouchSmart të Hp do të kenë CPU edhe nga
AMD edhe nga Intel dhe do të jenë në ofertë me konfigurime fikse dhe të
përshtatshme sipas dëshirës së konsumatorit. HP gjithashtu po ofron një
ambient softuerik TouchSmart që mundëson vendosjen e kësaj ndërfaqeje
direkt mbi Windows 7. Por pavarësisht tërë këtyre risive
HP nuk ka
ndonjë konkurrent në nivel të lartë për 27 inçëshin më kualitativ iMac
të Apple.
Për linjën që nuk është me ekran të ndjeshëm në prekje, përkatësisht
linjën Omni, HP ka prezantuar dy modele: 800 dollarëshin Omni 220 dhe
400 dollarëshin Omni 120. Modeli 220 është një përditësim i modelit Omni
200 që ka qenë i pranishëm në treg, kurse modeli 120 sjellë një ofertë
atraktive në një pako 21.5 inç.
Në anën e biznesit janë prezantuar dy oferta: TouchSmart Elite 21.5
inç që ofrohet me gjeneratën e dytë të procesorëve të Intel, Core i7, me
deri në 2TB magazinim dhe kartela grafike të ndryshme, dhe me një çmim
prej 850 dollarë. Modeli tjetër është HP Pro 3420 që nuk ka ekran të
ndjeshëm në prekje dhe ofrohet vetëm me Core i3 dhe Pentium. Çmimi
fillon prej 599 dollarë.Burimi: PCworld


0 comments:
Post a Comment