ICM Registry,
i cili distrubon .xxx domenet në palët e treta si GoDaddy, u jep
përparsi markave tregtare prej 50 ditë që të regjistrojnë .xxx domenet,
me qëllim që të shmanget “cyber rrëmbimi” i domeneve.
Përveç domeneve nga industria pornografike, që janë në grupin A,
brendet dhe markat të cilat nuk janë lidhur me seks industrinë, ose
grupi B domenet, do të mund të mbrojnë të njejtit dhe të mos
regjistrohen nga përdoruesit tjerë, në fakt të sigurohet se brendi i
tyre nuk do të vendoset në konteksin e pornografisë.
Pas periudhës 50 ditore do të pasojë edhe një periudhë tjetër prej 17
ditë e dedikuar eskluzivisht për brendet në industrinë pornografike që
të regjistrojnë domenet.
Domaini top-level .xxx ishte miratuar në mars
të këtij viti me qëllim që të mundëson shfletim më të sigurt nëpër
faqet pornografike, dhe për të kontrolluar procesin e regjistrimit të
domeneve.
Burimi: ITshqip

0 comments:
Post a Comment