Një klasë tërësisht të re shoqërore për
Facebook u bë publike nga ana e shefit ekzekutiv Mark Zuckerberg gjatë
konferencës së zhvilluesve f8, të cilat aplikacione do të ushqejnë këtë
rrjet me më shumë informacione rreth përdoruesve të saj dhe do të rrisin
në shkallë më të lartë shkëmbimin.
Por ajo çka premton të jetë biznes i madh për Facebook mund
të jetë një barrë e rëndë për përdoruesit e saj, të cilët do të shohin
çfarëdo aktiviteti që bëjnë përmes aplikacioneve të caktuara në Facebook
të publikuara menjëherë në kuadër të faqes së rrjetit social.
Fal një versioni të ri të platformës së zhvilluesve Open Graph –
një ndryshim në Facebook i quajtur më i rëndësishmi për këtë platformë
qysh prej se është lansuar në vitin 2007 – në momentin që përdoruesit
pajtohen për të lejuar aplikacionin të qaset në profilin e tyre,
bashkëveprimi me atë aplikacion do të shfaq në mënyrë automatike
përditësime që tani shfaqen në anën e djathtë të Facebook News Feed.
Nëse dëgjoni një këngë në shërbimin muzikor
Spotify (që
nuk funksionon në asnjërin prej shteteve në rajonin tonë),
miqtë tuaj do të shohin këngën që jeni duke dëgjuar. Lexoni një artikull
në një prej aplikacioneve dhe ai do të transmetojë në Facebook titullin
e tregimit që po lexoni. Veprimet e shkëmbyera në Facebook do të
dallojnë prej aplikacioni në aplikacion, ku për shembull aplikacioni i
gatimit do të shfaq përditësime më ndryshe prej atij të fitensit.
Zuckerberg theksoi se ndryshimi në aplikacione do të mundësojë që përdoruesit të shkëmbejnë “shumë më shumë”
sesa më parë: jo vetëm që ai sheh potencial për industri të reja si
“lifestyle” dhe “media”, për të integruar veçoritë e reja sociale por
Open Graph sipas tij eliminon nevojën për të pyetur secilën herë që
poston në listën transmetuese të një përdoruesi.
Kjo i mundëson procesit të shkëmbimit të bëhet më i automatizuar dhe
më i shpeshtë, që në kthim i jep Facebook’ut një host të të dhënave të
reja për rreth 800 milion prëdouresit e saj që mund të shfrytëzohen për
të shitur dhe personalizuar reklama.
Por kjo nuk ishte e vetmja gjë e theksuar nga ana e Zuckerberg gjatë
fjalimit të tij në konferencë. Në vend të kësaj CEO u fokusua në
përdoruesit e Facebook dhe përfitimet e tyre prej kësaj kategorie të re
të aplikacioneve. Ai prezantoi idenë se aplikacionet sociale do të jenë
një mundësi e mirë dhe pa pengesa për të shkëmbyer dhe të ofruar një
burim të “lëvizjeve në kohë reale”.
“Spotify nuk do të ketë nevojë t’ju pyet çdo herë që bëni diçka dhe
ajo shton aktivitetet në timeline, si një përvojë pa pengesa” tha ai.
“Ju do të zbuloni një sasi të madhe të muzikës në këtë formë”. Edhe pse
opsionet e shkëmbimit do të ndryshojnë prej aplikacioni në aplikacion
dhe përdoruesit e Facebook do të kontrollojnë se çka shohin miqtë me
secilin përditësim të secilit aplikacion, dhe të shijnë postime,
ndryshimi megjithatë bie ndesh me përkushtimin e Facebook për të shtyrë
para limitin në privatësi.
Tani duket se do të ketë lëvizje drejt një ere të re kur nuk do të pyet
më askush nëse do të postohen informacione të përdoruesve.
Në fund, ka potencial për disa momente të marrshme për tu paraqitur
në skenë, si tregime për shije të keqe në muzikë apo një tërheqje ndaj
tregimeve për persona me ndikim të keq. Në varësi të asaj se çfarë
aplikacionet zgjedhin të integrojnë me Open Graph të ri dhe mënyrën e
integrimit, mund të ndodh që të shpalosen edhe detaje shumë më intime.
Aplikacioni i Nike Plus për shembull do të shpalos detaje mbi shëndetin
tuaj edhe pse mund të deaktiviziohet.
Edhe CTO i Facebook, Bret Taylor mori pak vërejtje
në lidhje me shijen e tij për Kenny G, që doli në skenë kur Zuckerberg
demonstroi sesi Spotify sinkronizohet me profilin e Taylor’it. “Bret,
duhet të flasim për këtë pas f8’it” tha Zuckerberg. Disa patën në anën
tjetër skepticizëm në lidhje me ndryshimet e reja në Facebook.
“Është diçka e çuditshme. Facebook tani dëshiron të dijë çdo gjë. Unë
ndoshta do të blejë një dhi dhe do të jetojë në shpellë” cicëroi
@Gabriellala.
Çka mendoni rreth ndryshimit?
A janë këto gjëra të frikshme? Apo pritni të shihni se çfarë
informacione do të zbuloni apo po frikësoheni se çka do të del në skenë?
A mendoni se këto shkëmbime të të dhënash nuk janë ende të gatshme për
Kosovë e Shqipëri ku mund të dalin në skenë shumë detaje interesante për
lidhje që kanë pasur më parë përdoruesit e që kanë dashur t’i fshehin,
për komente që kanë bërë, për like që kanë bërë, etj? Na shprehni
mendimin tuaj në rubrikën e komenteve më poshtë.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment