Në kuadër të samitit 500 startups Smash
Summit në Nju Jork, Robert Scoble ka shpalosur se PayPal do të lansoj
diçka të madhe me Facebook gjatë dy javëve të ardhshme, dhe do të jetë
një partneritet më i madh sesa integrimi i tanishëm me PayPal-Facebook.
Ky lajm vjen në ditët kur eBay dhe PayPal do të ketë
konferencën inovative X.commerce, dhe vet Katie Burke Mitic që është
udhëheqëse e Platformës së Marketingut të Facebook do të bëjë kumtimin e
këtij lajmi. Vitin e kaluar PayPal bëri të ditur një produkt të ri të
mikro-pagesave me integrim të Facebook. Në fillim të vitit 2010,
Facebook bëri të ditur se mund të pëdorin PayPal për të blerë Credits.
Sipas TechCrunch
gjasat janë që të shpaloset një partneritet mes Facebook e eBay për
platformën e re X Commerce, që është një degë e eBay dhe pritet të
sjellë bashkërisht elemente prej eBay, PayPal, Magneto dhe GSI Commerce.
Sipas PayPal, X commerce do të veçohet me një “fabrikë” që lidh
platformën së bashku për të krijuar përvoja të reja për shitës dhe
konsumatorët e
tyre. Një numër i partnerëve do të paralajmërohen
gjithashtu (Adobe dhe Kenshoo veçse janë shpalosur gjithashtu), kështu
që Facebook mund të jetë pjesë e këtij grupi.
PayPal ka gjasa gjithashtu të shpalos një marrëveshje të ngjashme
sikurse ajo e American Express me Facebook, që lidh kredit kartelën tuaj
me Facebook për të ofruar marrëveshje speciale. Marrëveshjet varen prej
likes që bëni ju dhe miqt tuaj në ueb duke përdorur butonin like të
Facebook. PayPal veçse ofron diçka të ngjashme por një marrëveshje më e
thellë me këtë rrjet social mund të ndihmojë në kompletimin e saj.
Me paraqitjen e më shumë e më shumë shitësve në Facebook dhe me
kalimin e më shumë të hollave në këtë rrjet përmes lojërave,
aplikacioneve dhe përvojave tjera, ka gjasa të mëdha që të ketë shumë
integrime tjera me pagesa online përmes gjigantit PayPal.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment