Data e paraqitjes së titullit të
shumëpritur MMORPG Start Wars: The Old Republic është bërë e ditur edhe
për publikun nga ana e Bioware dhe LucasArts të cilët kanë konfirmuar se
titulli do të paraqitet zyrtarisht me 20 dhjetor në Amerikën Veriore
dhe 22 dhjetor në Evropë.
Data e paraqitjes është bërë publike në panairin Eurogamer që
po mbahet në Londër, ku bashkëthemeluesit e BIoWare Dr. Ray Muzyka dhe
Dr. Greg Zeschuk kanë konfirmuar datën duke thënë se ky është një moment
i jashtëzakonshëm për të gjithë pranë BioWare dhe për partnerët
LucasArts që kanë dedikuar jetën e tyre për të krijuar këtë lojë të
jashtëzakonshme. “Ne çmojmë lartë durimin e miliona adhuruesve që kanë
pritur me ëndje paraqitjen e lojës”.
Data e paraqitjes së Star Wars: The Old Republic
është në format të përkryer me festat e fundvitit. Ne mund të
imagjinojmë sesa do të jenë të etur lojtarët për tu futur në aksionin e
kësaj loje të mahnitshme (videon e së cilës mund ta shihni më poshtë).
Edhe pse një numër i titujve MMORPG janë bërë
të ditura për debutim,
shumica kërkojnë pagesa në baza mujore për t’u luajtur dhe më pas i
largojnë ato pagesa. Old Republic do të kërkojë 14.99 dollarë për
luajtje në muaj, me zbritje prej 13.99 dollarë për 3 muaj dhe 12.99
dollar për abonim gjashtë muajsh.Përveç kësaj forme të abonimit, Bioware do të ofrojë 30 ditë falas për këdo që blen lojën. Ata që para-porosisin do të kenë qasje të hershme në botën online, por nuk është e saktë se kur. Ndërsa ata që dëshirojnë të blejnë lojën do të duhet të bëjnë gati 59.95 dollarë.
Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment