Gjersa lëvizja në kuadër të menaxhmenti të
HP duket se ka marrë fund gjatë javës së kaluar, një kompani tjetër me
bazë në Kaliforni duket se po bënë të njëjtën punë me menaxhmentin e
saj.
AMD së fundi ka bërë të ditur se Rick Berman është duke u
larguar nga AMD dhe tani president dhe CEO Rory Read do të shërbejë si
menaxhere e përgjithshme e grupit të produkteve të AMD. Kompania
gjithashtu ka bërë të ditur se Paul Struhsaker, 49 vjeç do t’i bashkohet
kompanisë për të udhëhequr divizionin e ri të biznesit komercial si
zëvendës president i korporatës dhe menaxher i përgjithshëm i Divizionit
Komercial.
Struhsaker do të mbikëqyr menaxhimin e produkteve dhe planifikimet e
AMD për produktet si server, kompjuterë të performancës së lartë dhe
produkte embedded. Tregu komercial është mjaft i rëndësishëm për AMD dhe
pjesëmarrja e Paul në ekipin e saj demonstron përkushtimin e kësaj
kompanie për të tentuar rritjen në kuadër të biznesit të serverëve.
Paul sjellë një përvojë të gjerë nga menaxhimi i biznesit dhe
perspektiva e konsumatorëve në mundësitë e biznesit komercial të AMD.
Kjo nënkupton se nuk ka ndryshim të CEO’s por disa fytyra të reja në
kuadër të kësaj kompanie, që nuk do të thotë se është diçka e keqe.
0 comments:
Post a Comment