“Wikileaks” zbulon sekrete për Shqipërinë

Faqja ne internet “Wikileaks” e cila tronditi politikën botërore me publikimin e një sërë dokumentesh konfidenciale te ambasadave te Shteteve te Bashkuara, ka publikuar këtë radhe një numër te madh dokumentesh te klasifikuara për Shqipërinë.
Bëhet fjalë për disa letra që ish-ambasadori John Withers i dërgonte Departamentit të Shtetit për ta informuar lidhur me ngjarje që kishin ndodhur në Shqipëri gjatë javës, por edhe për çështje të nxehta politike dhe ekonomike që ishin temë dite në të gjitha mediat kryesore në vend.
Ndër këto dokumente gjenden edhe njoftimet që Withers ka bërë për Fatos Nanon në një letër me titull “Ringjallja e Fatos Nanos, ne po te presim”, apo edhe njoftimet e herëpashershme lidhur me zhvillimet pas tragjedisë se Gerdecit. Mes këtyre dokumenteve ndodhen edhe informata lidhur me situatën ekonomike ne vend, lirinë e medias, luftën ndaj korrupsionit, apo edhe rolin dhe pushtetin e grave ne shoqëri.