Produkti i ri i Razer: Razer Blade

Apple nuk është e vetmja kompani që mund të krijojë zhurmë të jashtëzakonshme para se të lansoj një produkt. Kompania e njohur për shtojca për gejmer Razer, gjatë ditës së hënë ka paralajmëruar botën dhe veçanërisht komunitetin e konzolave se PC’ja nuk po vdes...
Razer gjatë vikendit ka paraqitur një laptop për gejmer të quajtur Switchblade që në fakt tani po lansohet me një emër më ndryshe “Razer Blade”, që është një emër paska më i mençur dhe paraqet edhe vet laptopin që ka në dizajn mjaft kreativ. Razer edhe po e quan si laptopin e parë të vërtetë të dedikuar për lojëra.
“Industria e PC’ve nuk i ka pasur asnjëherë punët më keq. Prodhuesi më i madh i PC’ve, Hewlett-Packard ka bërë të ditur qëllimet e saja për tu ndarë prej biznesit të PC’ve. Me lajmet e vazhdueshme se prodhuesit e PC’ve po largohen prej kësaj teknologjie, industria e PC’ve ka përjetuar goditjet më të rënda” u tha në deklaratën e Razer. “Konzolat e argëtimit kanë shfrytëzuar rastin dhe kanë marr
vëmendjen e zhvilluesve të lojërave dhe të vet gejmerëve”.
“Razer, një lider për harduer të performancë së lartë, shpalos produktin Razer Blade – një laptop me shasi të plotë të aluminit dhe që veçohet me portabilitet të vërtetë, performancë të lartë dhe një ndërfaqe tërësisht të re revolucionare. Me shpalosjen e Razer Blade, Razer po risjellë në qendër të vëmendjes dizajnin dhe inovacionin teknologjik për tërë industrinë e PC’ve, dhe inkurajojmë gejmerët dhe zhvilluesit që të rikthehen tek PC’ja si platforma e tyre primare për argëtim”. 
Më shumë sesa fjalë marketingu, kjo është saktësisht ajo gjë për të cilën po shqetësohen gejemerët e PC’s në lidhje me platformën e zgjidhjes së tyre, dhe asnjë deri më sot nuk iu ka dalë në krahë... por gjërat ndryshuan dhe para se të shkojmë në disa detaje tjera, të shikojmë listën e specifikave:
  • Ekran 17 inç LED Backlit (1920 x 1080)
  • Intel COre i7 2640M në 2.8GHz
  • 8 GB DDR-1333
  • Nvidia GeForce GT 555M me teknologji Optimus
  • 320GB SATA
  • HD Ueb kamerë
  • 802.11 b/g/n Wi-Fi
  • Bateri 60Wh 
Goxha Osumë hardueri, por ka më shumë sesa teknologji moderne në një pako. Shasia është në fakt një prej gjërave që e bënë të dallueshëm Razer Blade. Me këtë laptop 17 inç, ai ka dimensione prej 16.71 (Gjerësi) x 10.9 (gjatësi) x 0.88 (trashësi), dhe ka një peshë prej rreth 3 kg. Ai është dukshëm më portabil sesa shumica e laptopëve për gejmerë që shpesh janë mbi 2 inç të trashë e peshojnë më shumë se 5 kg. Këto makina që synojnë gejmerët në fakt janë vetëm zëvendësues të desktopit, ndërsa Razer Blade në fakt është një makinë e vërtetë portabile në çdo aspekt të fjalës.

Razer Blade ka edhe 10 taste dinamike që mund të shfrytëzohen për komanda të shpejta në lojëra, që janë të shtrira në një LCD të vogël afër tastierës. Kur përdorni miun, ekrani LCD shfaq informacione prej lojës dhe ka gjithashtu edhe një modus të dytë që mund të shfrytëzohet si panel multi-touch për gejming në lëvizje dhe kur nuk mund të vendoset miu në vend të përshtatshëm.
Më fjalë të tjera, Razer Blade është i fuqishëm, i lehtë dhe makinë argëtuese me një tastierë unike. A do të mjaftojë për të ringjallur skenën e PC’s? Koha do të tregojë kur të paraqitet në treg në çerekun e katërt për një çmim prej 2,800  dollarë, e që në mes tjerash ngreh edhe pyetjen nëse PC gejmerët do të jenë në gjendjet të nxjerrin prej xhepit gati 3,000 dollarë për një laptop për gejming...