Ende pa u mbushur një vit, nga prezantimi i televizorit të tij, me të gjitha shërbimet e Google, kompania Sony ka vendosur që të ulë çmimet me 30-50 %, në varësi të rezolucionit të ekranit.
Ky vendim për të ulur çmimin, sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, është marrë pasi në treg konkurenca është shume e lartë dhe modelet e kompanive të tjera kanë qënë të shumta.
Kjo do të thotë se Sony Google TV me rezolucion 46-inch, nga 1400 $ do të shitet me 961$, prototipi 32-inch nga 800$ do të shitet 498$, ndërsa modeli tjetër 24-inch do të shitet nga 600$ në 295$. Aktualisht çmimet e reja janë në fuqi.
0 comments:
Post a Comment