Samsung ne treg me “vrasësin e iPhone”

Telefoni i mençur i cili është i vetmi që konsiderohet si “vrasësi i iPhone”, Samsung Galaxy SII, nuk do të jetë modeli i vetëm i cili do të rivalizojë me iPhone 4, pasi që Samsung e ka paralajmëruar edhe një model tjetër i cili do të jetë ndoshta edhe më i avancuar se SII.
Më saktë, prodhuesi jug-korean, kompania Samsung, ka thënë se do ta bëjë një “njoftim të madh të produktit” në një ngjarje të cilën e ka caktuar për 29 gusht të këtij viti.
Në njoftimin e Samsung nuk thuhet shumë se për çfarë produkti bëhet fjalë, mirëpo të gjitha indikacionet janë se do të jetë një telefon i ri i mençur, me të cilin Samsung do të garojë direkt me ikonën e kompanisë Apple, iPhone.
Samsung Galaxy SII bazohet në sistemin operativ të Google, platformën Android, dhe i njëjti tashmë ka qenë prezent në tregjet e Evropës dhe Azisë për më shumë se 3 muaj, dhe ka arritur të shitet në më shumë se 5 milionë njësi.