Si duket gejmeri i së ardhmes...

Gejmeri i sotëm nuk është më ai personazhi i dikurshëm i bodrumeve që qëndron ulur në shtrat duke shikuar ekranin për orë të tëra.
Fal pajisjeve portabile, sikurse celularët e mençur dhe tabletët, dhe lojërave në Facebook, meshkujt dhe fermat janë duke shpenzuar disa minuta të reja të luajtjes në jetën e tyre të përditshme, që në fakt po shtyn më shumë bashkëveprime sociale dhe atë brenda e jashtë dhomës së ndejës.
Apo së paku kështu është arritur në përfundim në një raport të ri të publikuar gjatë kësaj jave nga Latitude, një kompani hulumtuese dhe këshillëdhënëse që klient kompani si DirecTV, Yahoo, Food Network, ESPN dhe kompani tjera të mëdha.
Raporti që ka studiuar 290 pronarë të celularëve të mençur, ka ekzaminuar të ardhmen e gejmerëve dhe ka tentuar të ilustrojë portretin e një gejmeri të ri.
Kjo në fakt nuk paraqet ndonjë parashikim ekonomik por thjeshtë në shpjegim në lidhje me atë pse njerëzit janë duke luajtur më shumë se kurrë më parë. Ndoshta në raport ka mundur të përfshihet edhe numri i kompanive si Apple, Zynga e Angry Birds që kanë kontribuar në këtë drejtim./pcworldalbanian