Hakeri i IOS, i njohur me nofkën Comex dhe për punën e tij në “jailbreak” të iPhone dhe iPod Touch përmes faqes së tij jailbreakme.com, duket se me punët e tija të vazhdueshme për gjetjen e lëshimeve dhe hapjen e celularëve kanë ndikuar që ai të fitojë një vend pune në Apple.
Emri i vërtetë i Comex është Nicholas Alegra, dhe ai vije nga Chappaqua, New York, SHBA dhe ka qenë përgjegjës për jailbreak të iPhone 3GS, iPhone 4, iPad, iPad 2 dhe iPod Touch.
Comex së fundi ka bërë të ditur në Twitter se ai do të fillojë punën si praktikant në Apple. Ai në fakt nuk është haberi i parë i iPhone që është punësuar nga një kompani e madhe, pasi së fundi kemi dëgjuar se GeoHot ka gjetur një punë në Facebook dhe Steve Kondik, themeluesi i CyagenMod është punësuar nga Samsung.
0 comments:
Post a Comment