Vitin e kaluar PayPal u sulmua nga Anonymous pasi ngriu llogarinë e Wikileaks-it. Duket se PayPal më në fund ka vendosur t’i kundërpërgjigjet koalicionit të hakerëve. Mesa duket, hakerët kanë lënë mbrapa informacione për t’u gjurmuar. PayPal ka raportuar se i ka dhënë 1,000 adresa IP FBI-së: adresat e IP-së që lidheshin me sulmin e PayPal-it vitin e kaluar.
Gjer tani, nuk dihet sa të me vlerë janë këto adresa. Ngaqë sulmi ishte një mohim shërbimi (DDoS), adresat IP mund të vërtetojnë të jenë të pavlefshme. Sulmet DDoS zakonisht kryhen nga sisteme kompjuterike fantazmë: sistemet që janë infektuar nga Trojanët dhe të zotërit nuk kanë dijeni për të.
Nuk është e sigurt pse PayPal priti kaq gjatë për të lëshuar këto informacione, por mendojmë se lëvizja e bojkotit nisur nga LulzSec dhe Anonymous mund ta kenë nxitur kompaninë.
0 comments:
Post a Comment