Mesa duket ditëve të një numri punonjësish të Foxconn-it u ka ardhur fundi. Themeluesi dhe drejtori i kompanisë, Terry Gou është raportuar të ketë thënë se Foxconn ka plane të zëvendësojë një numër të pacaktuar punëtorësh me një milion robotë brenda tre vjetëve. Në rast se nuk e dini, Foxconn është prodhuesi i shumë përbërësve që janë përdorur për të krijuar aparatet e Apple-it, Sony-t dhe aparatet e Nokia-s. Foxconn aktualisht ka 10,000 robotë dhe planifikon të arrijë në 300,000 vitin e ardhshëm.
Me raportime vetëvrasjesh, punonjësish të pakënaqur dhe shpërthimesh në fabrikat e Foxconn-it, të kesh një forcë robotësh mund të jetë ide e mirë. Por me 1.2 milionë njerëz të punësuar tani në Foxconn, një milion robotë mund të shkaktojnë probleme serioze papunësie në vetë Kinën.
0 comments:
Post a Comment