Nëse doni të ruani për një kohë shumë të gjatë disa materiale arkivore, shumë të rëndësishme për ju, pa patur frikë se hard disku apo CD-të do të prishen, duhet t’i hidhni një sy versionit të ri të diskut të prodhuar nga kompania Millenata, i cili ka prodhuar M-Disc.
Bëhet fjalë për një disk me kapacitet normal 4.7 GB, i projektuar për të ruajtur të dhënat tuaja përgjithmonë, deri në çastin kur ju vetë vendosni t’i fshini ato. Ky M-Disc është menduar të prodhohet për bizneset, arkivuesit, fotografët por edhe për njerëzit e thjeshtë të cilët kërkojnë jetëgjatësi të të dhënave të tyre personale.
Disku i Millenatës do të dalë masivisht në treg në muajin Tetor dhe do të kushtojë 2.99 $. Një pako me pesë të tillë do të kushtojë 13.89 $ ndërsa një pako 10-shte kushton 26.59$.
0 comments:
Post a Comment