DigiTimes kishte pohuar se Apple i ka anuluar planet e saj për lansimin e gjeneratës së tretë të tabletit të saj, iPad 3.
Sipas këtij raporti, thuhej se Apple kishte planifikuar që ta lansojë iPad 3 në gjysmën e dytë të vitit 2011, me gjysmë sasie (1.5 deri në 2 milionë njësi), mirëpo zinxhiri i furnizimit në Apple ka lënë të kuptohet se lansimi i tabletit të ri, do të shtyhet për vitin e ardhshëm.
Burimet e brendshme të DigiTimes thonë se ka qenë pikërisht ekrani me 9.7 inç (2,048 me 1,536 piksel) arsyeja kryesore për këtë shtyrje të lansimit të iPad 3.
Kërkesat e mëdha të Apple për iPad 3, siç janë: hollësia e ekranit, llojllojshmëria e ngjyrave me të cilat do të paraqitej në treg, dhe kufizimet në teknologjinë e paneleve, kanë bërë që iPad 3 mos ta shoh “dritën e diellit” këtë vit.
0 comments:
Post a Comment