iPhone 4 me 8GB, gjatë muajit të ardhshëm

Apple ka planifikuar që ta lansojë modelin e ri të iPhone 4, me 8GB hapësirë të brendshme, i cili do të jetë një telefon të cilin mbase do të na e mbajë buxheti ynë.
Burimet e Reuters e kanë konfirmuar se iPhone tashmë ka filluar prodhimin e versionit më të lirë të iPhone 4, me 8GB, dhe se i njëjti do të vijë në treg para modelit të gjeneratës së pestë, iPhone 5. 
Për momentin, iPhone 4 16GB është modeli i vetëm i telefonit të fundit të Apple, të cilin ajo e shet, mirëpo iPhone 4 me 8GB pritet të paraqitet së shpejti, dhe i njëjti do të arrijë të rrisë edhe më tej shitjet e kompanisë. 
Pritet që çmimi i iPhone 4 me 8GB të sillet diku rreth 200 dollarëve.