BlackBerry me tri modele të reja Curve

Prodhuesi i famshëm kanadez i telefonave të mençur mobil, Research In Motion, ka lansuar tri modele të reja të telefonave të linjës Blackberry Curve, përkatësisht versionet Curve 9360, Curve 9350 dhe Curve 9370.
Të gjitha modelet e reja të telefonave BlackBerry do të bazohen në sistemin e ri operativ të RIM, gjeneratën e shtatë të platformës së saj - BlackBerry 7 OS. Për këtë version të sistemit të ri operativ, RIM thotë se është deri në 40 për qind më i shpejtë sesa Blackberry 6 OS.
Modelet e reja të Blackberry Curve janë të pajisur me teknologjinë NFC, me të cilën përdoruesit e mund të bëjnë pagesa nga telefoni i tyre mobil, ndërsa aty është edhe kamera me 5 MP me ndriçues dhe video incizues, si dhe opsioni për rritjen e memories deri në 32GB. 
Për më shumë, modelet e reja kanë të integruar edhe aplikacionin e fundit Facebook 2.0, i cili përfshin edhe komunikimin në rrjetin social, ndërsa në secilin prej këtyre modeleve është i integruar edhe Blackberry Messenger.
Versionet e reja të Blackberry Curve do të paraqiten në tregun global nga muaji shtator, ndërsa në Kanada një gjë e tillë do të ndodhë më herët. Çmimet për këto modele ende nuk janë zbuluar.